Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 24 nga 30 • Shqip


قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 24
Përkthim:
Thuaj: “Ai ju ka krijuar të shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni (për llogari)”. El-Mulk 67:24
Tefsiri:

Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni!” -

Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që ju mundësoi të shpërndaheni nëpër botë dhe që ju mundësoi jetesën në çdo vend. Nëpërmjet profetëve dhe librave të Tij, Ai ju sqaroi urdhrat dhe ndalesat e Tij, ju tregoi çdo gjë që ju mundëson lumturinë tuaj dhe ju furnizoi me çdo lloj mirësie nga mund të përfitoni. Pastaj ju bëri të ditur se do të vijë një ditë gjykimi, kur do të tuboheni të gjithë për t’u gjykuar dhe për t’u shpërblyer sipas veprave që keni bërë në këtë jetë. Por kryeneçët dhe të padrejtët e vënë në diskutim edhe këtë premtim të padiskutueshëm, prandaj pyesin me dyshim:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 23 E ardhshme El-Mulk • Ajet 25