Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 3 nga 30 • Shqip


الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا ۖ مَا تَرَىٰ فِي خَلْقِ الرَّحْمَٰنِ مِنْ تَفَاوُتٍ ۖ فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَىٰ مِنْ فُطُورٍ 3
Përkthim:
Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje, El-Mulk 67:3
Tefsiri:

Ai krijoi shtatë qiej, palë mbi palë. -

Allahu krijoi shtatë qiej njëri mbi tjetrin. Pra, qiejt janë në shtatë shtresa. Allahu i krijoi qiejt në një gradë absolute bukurie dhe saktësie.

Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të shohësh ndonjë mospërputhje. -

Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk do të gjesh asnjë defekt apo mangësi. Kështu, nëse në të nuk do të gjesh asnjë lloj mangësie, atëherë ai është plotësisht i bukur, i rregullt dhe i mrekullueshëm. Ngjyra, forma, lartësia e qiejve, dielli, hëna, yjet dhe gjithë ato trupa qiellorë janë të mrekullueshëm e të pashembullt në rregullsinë dhe bukurinë e tyre. Përsosmëria e krijimit të Tij është e sigurt, prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron që ne t’i kthejmë e t’i rikthejmë vëzhgimet tona te ky krijim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 2 E ardhshme El-Mulk • Ajet 4