pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar. El-Mulk 67:4 ⧉
Tefsiri:
Vëzhgo, atëherë: A sheh ndonjë të çarë?! Përsëri e përsëri vëzhgo, por ky vëzhgim do të të kthehet mbrapsht i përulur dhe i dorëzuar! -Allahu na udhëzon që ta vëzhgojmë thellë dhe shpesh krijimin e Tij. Por vëzhgimet tona për të gjetur ndonjë mangësi a çrregullim do të përfundojnë gjithmonë të dështuara e të dorëzuara. Edhe nëse do të provonim me të gjitha forcat të dallonim ndonjë gjë të tillë, do të mposhteshim gjithnjë para kësaj mrekullie dhe madhështie të krijuar nga i Urti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon me hollësi bukuritë e këtij qielli.