Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 5 nga 30 • Shqip


وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطِينِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابَ السَّعِيرِ 5
Përkthim:
Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr. El-Mulk 67:5
Tefsiri:

Qiellin e dynjasë, Ne e kemi zbukuruar me kandilë

(yje)

, që i kemi bërë gjuajtës kundër shejtanëve... -

Qielli i dynjasë është ai të cilin e shohim me sy, pra, ai që ndodhet më pranë nesh. Allahu e ka stolisur këtë qiell me kandilë, pra, me yje të shumtë dhe të ndryshëm, për sa i përket dritës dhe shkëlqimit të tyre. Përfytyroni një qiell bosh, pa këto drita të bukura dhe qetësuese. Me siguri, ai do të ishte një mbulesë e zezë, e errët, e shëmtuar dhe e frikshme. Por Allahu i Lartësuar e stolisi qiellin e dynjasë me yjet ndriçues, nëpërmjet të cilëve udhëzohen njerëzit në errësirën e tokës dhe të detit. Nëse Allahu i Lartësuar tregon se e ka zbukuruar qiellin e dynjasë me yje, kjo nuk përjashton mundësinë që shumë yje të ndodhen edhe në qiejt e tjerë më sipër, sepse qiejt janë transparentë. Në këtë mënyrë, qielli i dynjasë zbukurohet, edhe nëse yjet nuk ndodhen në të. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i ka bërë yjet si gjuajtës të shejtanëve, të cilët duan që të vjedhin me përgjime lajmet e zbritura nga qielli. Këto yje janë si roje mbrojtës në qiell, të cilat nuk lejojnë që të vidhen prej shejtanëve lajmet e qiellit në lidhje me tokën. Këta trupa qiellorë, të cilët godasin shejtanët, janë krijuar dhe vendosur në qiell prej Allahut të Lartësuar, si ndëshkim për ta në jetën e dynjasë. Ndërsa në jetën tjetër:

…ndaj të cilëve kemi përgatitur dënimin me zjarr të ndezur fort. -

Shejtanët janë rebeluar kundër Allahut, pengojnë njerëzit nga feja e Tij dhe punojnë vazhdimisht për t’i humbur e devijuar ata. Për këtë arsye, ata dhe të gjithë pasuesit e rrugës së tyre të humbur do të jenë banorë të Seaîr-it, pra, të Zjarrit. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë kërcënim duke e përsëritur:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 4 E ardhshme El-Mulk • Ajet 6