Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 45 nga 52 • Shqip


وَأُمْلِي لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ 45
Përkthim:
dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë! El-Kalem 68:45
Tefsiri:

Ne do t’i afrojmë ata gradualisht

(drejt ndëshkimt)

, prej nga nuk e presin. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” -

Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i afron gradualisht ata drejt një ndëshkimi, që ata as nuk arrijnë ta imagjinojnë dhe, gjithashtu, i afatizon ata. Ai i furnizon me pasuri dhe fëmijë, ua shton stolitë e kësaj bote, që ata të kënaqen dhe të vazhdojnë në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit. Ky është kurthi i Allahut për armiqtë jobesimtarë, dhe kurthi i Tij është i fortë e i pathyeshëm. Ai ka për t’i ndëshkuar ata në përmasa që ata as mund ta mendojnë tani.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 44 E ardhshme El-Kalem • Ajet 46