Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 46 nga 52 • Shqip


أَمْ تَسْأَلُهُمْ أَجْرًا فَهُمْ مِنْ مَغْرَمٍ مُثْقَلُونَ 46
Përkthim:
A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet? El-Kalem 68:46
Tefsiri:

A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata të rëndohen nga shpenzimet?! -

Largimi tyre prej teje është i pa justifikueshëm. Edhe për neverinë që shprehin dhe mosbesimin ndaj së vërtetës, ku ti i fton, ata nuk mund të shfaqin asnjë shkak të pranueshëm e të qenësishëm. Ti po u mëson atyre besimin e drejtë dhe po i fton në rrugën e së mirës, pa iu kërkuar asnjë lloj shpërblimi, por thjesht se kështu është më mirë edhe për ta. Ata nuk rëndohen aspak nga ftesa jote. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye që të justifikojë mosbesimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 45 E ardhshme El-Kalem • Ajet 47