Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 8 nga 52 • Shqip


فَلَا تُطِعِ الْمُكَذِّبِينَ 8
Përkthim:
Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë. El-Kalem 68:8
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të Tij:

Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! -

Kuptimi: Mos iu bind atyre që të mohuan dhe të refuzuan armiqësisht dhe padrejtësisht, sepse ata nuk e meritojnë. Ata kërkojnë veçse gjëra që iu përshtaten epsheve dhe pasioneve të tyre. Ata synojnë dhe dëshirojnë veçse të kotën. Kush iu bindet atyre shkon me këmbët e veta drejt rrugës që e dëmton. Kjo është një ndalesë që përfshin bindjen ndaj çdo lloj gënjeshtari dhe mohuesi të profetëve. Ajo përfshin, gjithashtu, çdo bindje ndaj së kotës dhe mashtrimit, edhe pse shkaku i ajetit është një rast i veçantë. Idhujtarët i kërkuan Profetit që ai të heshtte dhe të mos vinte në dukje të metat e idhujve të tyre dhe, në këmbim të kësaj, ata do të heshtnin ndaj tij, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 7 E ardhshme El-Kalem • Ajet 9