Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kalem — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Kalem • Ajet 9 nga 52 • Shqip


وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ 9
Përkthim:
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata, El-Kalem 68:9
Tefsiri:

Ata do të dëshironin që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime. -

Kuptimi: Idhujtarët do të dëshironin shumë sikur ti ”tud’hinu”, pra, të heshtësh, të mbyllësh sytë, t’i miratosh ata në të kotën e tyre, qoftë me fjalë apo me vepra, apo qoftë edhe me heshtjen tënde, për rastet kur është detyrë qartësimi i së vërtetës. Nëse do të bëje një gjë të tillë, edhe ata do të uleshin dhe do të të miratonin. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin që të mos u bindej atyre, por të zbatonte vetëm urdhrat e Tij, duke shfaqur hapur dhe me krenari fenë e të Lartësuarit. Sigurisht, shfaqja e së vërtetës nënkupton edhe qartësimin e së kotës dhe hedhjen poshtë të çdo gjëje që është në kundërshtim me të vërtetën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kalem • Ajet 8 E ardhshme El-Kalem • Ajet 10