Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 12 nga 52 • Shqip


لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَا أُذُنٌ وَاعِيَةٌ 12
Përkthim:
për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm), El-Hakka 69:12
Tefsiri:

...që të shërbente si kujtim për ju... -

Çdo anije që shihni duhet t'ju kujtojë anijen e parë të prodhuar nga njerëzit, historinë e saj dhe pikërisht ngjarjen se si Allahu i Lartësuar shpëtoi nëpërmjet saj ata që i besuan Atij dhe pasuan udhëzimin e sjellë prej Profetit të Tij. Ndërsa ata që mohuan dhe refuzuan të nënshtroheshin ndaj së vërtetës mbetën jashtë asaj anijeje.

...dhe për ta kuptuar çdo vesh që dëgjon

(këshillën). – Me qëllim që të urtët e të mençurit të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime prej saj. Ndërsa refuzuesit dhe shpërfillësit e së vërtetës, mendjelehtët dhe mendjengushtët, të cilët nuk arrijnë që të përfitojnë nga ajetet dhe shenjat e Allahut, nuk dinë të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime. Ata nuk dinë të meditojnë dhe të kuptojnë mesazhet e Zotit të gjithësisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 11 E ardhshme El-Hakka • Ajet 13