Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 13 nga 52 • Shqip


فَإِذَا نُفِخَ فِي الصُّورِ نَفْخَةٌ وَاحِدَةٌ 13
Përkthim:
e kur të fryejë njëherë buria, El-Hakka 69:13
Tefsiri:
Në ajetet më sipër, Allahu i Lartësuar tregoi se çfarë bëri me refuzuesit dhe mohuesit e profetëve të Tij, se si i “shpërbleu” ata dhe si ua përshpejtoi ndëshkimin që në këtë jetë. Ai na tregoi, gjithashtu, se si i shpëtoi nga ky ndëshkim i ashpër profetët dhe pasuesit e tyre të sinqertë. Të gjitha këto shërbejnë si një hyrje, për të rrëfyer më pas ndëshkimin e përgatitur për ta në jetën tjetër dhe faktin e padiskutueshëm që të gjitha veprat do të shpërblehen plotësisht në ahiret. Në vijim, tregohen ngjarjet e mëdha që do të ndodhin Ditën e Gjykimit. Gjithçka do të fillojë me fryrjen e Surit nga ana e Israilit, melekut të Allahut të Lartësuar. Thotë i Lartësuari:

E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë... –

Në këtë çast, trupat do të mbijnë sërish, sikurse mbin bima nga fara e saj, dhe çdo shpirt do të kthehet në trupin nga i cili ka dalë. E kështu, i gjithë njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të botëve, duke përjetuar tmerrin e asaj dite të vështirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 12 E ardhshme El-Hakka • Ajet 14