Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 17 nga 52 • Shqip


وَالْمَلَكُ عَلَىٰ أَرْجَائِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَانِيَةٌ 17
Përkthim:
dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd. El-Hakka 69:17
Tefsiri:

dhe melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. -

Melekët e nderuar qëndrojnë në skajet dhe shtyllat e qiellit, me përunjësi për Zotin e tyre, të frikësuar nga madhështia e Tij.

Atë ditë, Fronin e Zotit tënd do ta bartin mbi vete tetë të tillë. -

Këta të tetë janë melekë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të fuqishëm, që do të mbajnë Arshin e Allahut të Madhëruar, kur Ai të vijë për të bërë llogarinë me drejtësi dhe me mëshirë. Ajo është Dita e Llogarisë dhe e Gjykimit të madh, për çdo gjë të madhe e të vogël, për çdo të fshehtë e të dukshme. I Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 16 E ardhshme El-Hakka • Ajet 18