Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 18 nga 52 • Shqip


يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنْكُمْ خَافِيَةٌ 18
Përkthim:
Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar: El-Hakka 69:18
Tefsiri:

Atë ditë, ju do të dilni zbuluar e nuk do të mbetet i fshehtë asnjë sekret i juaji. -

Për Allahun nuk ka të fshehta as në trupin e krijesave dhe as në sendet, veprat dhe sjelljet e tyre. Allahu është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai do t’i ringjallë njerëzit të zhveshur, këmbëzbathur dhe të pa bërë synet. Ata do të qëndrojnë në një tokë të sheshtë. Atje do të dëgjojnë zërin që i grumbullon në Vendin e Llogarisë dhe do të ndiejnë, me plot kuptimin e fjalës, frikën e qëndrimit përpara Zotit të tyre. Atje do të shpërblehen me drejtësi e bamirësi për ato që kanë bërë. Më pas,Allahu i Lartësuar tregon llojet e llogarisë dhe të shpërblimit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 17 E ardhshme El-Hakka • Ajet 19