Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 24 nga 52 • Shqip


كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ 24
Përkthim:
(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!” El-Hakka 69:24
Tefsiri:

Hani e pini shijshëm... -

Kuptimi: Hani prej çdo ushqimi të shijshëm dhe pini çdo lloj lëngu të këndshëm. Kënaqësia që është përgatitur për ju është e plotë, e gjithanshme, pa lodhje dhe pa dëmtime anësore. Ky shpërblim është për ju, për shkak të veprave të mira që bëtë në jetën e dynjasë.

...sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara. –

E keni përgatitur me vepra të mira dhe me largimin nga veprat e këqija, të motivuar nga dashuria dhe madhërimi për Allahun e Lartësuar. Ju e adhuruat të Madhëruarin me namaz, agjërim, zekat, haxh, me bamirësi ndaj krijesave, dhikër, pendim të sinqertë dhe me kthim të vazhdueshëm tek Ai. Allahu i Lartësuar i ka bërë këto vepra shkaqe për të hyrë në Xhenet. Janë këto vepra që ua shtojnë mirësinë dhe bukurinë përjetimeve në botën tjetër. Ato janë lumturueset e punuesve të tyre në këtë jetë dhe në tjetrën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 23 E ardhshme El-Hakka • Ajet 25