Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 25 nga 52 • Shqip


وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ 25
Përkthim:
Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im, El-Hakka 69:25
Tefsiri:

Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë:... -

Këta janë të dëshpëruarit e mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si një damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth. Secili prej tyre do të thotë:

“Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im,...” -

Ai thotë kështu, sepse në atë libër është vendimi për përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 24 E ardhshme El-Hakka • Ajet 26