Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 47 nga 52 • Shqip


فَمَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَاجِزِينَ 47
Përkthim:
dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi). El-Hakka 69:47
Tefsiri:

E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. -

Allahu i Lartësuar jo vetëm që nuk e ndëshkoi këtë njeri, por e ndihmoi dhe e përforcoi me mrekulli, argumente dhe fakte të shumta, që tregojnë besnikërinë e tij dhe vërtetësinë e Kur'anit që ai solli te njerëzit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi atë duke i mundësuar fitore të mëdha dhe të vazhdueshme mbi armiqtë e tij. Ai i dhuroi Profetit pushtet mbi të gjithë ata që treguan armiqësi ndaj tij. Të gjitha këto janë dëshmi të vërtetësisë së profetësisë së tij; të gjitha dëshmojnë se Muhamedi ishte një profet besnik i Zotit të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 46 E ardhshme El-Hakka • Ajet 48