Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 48 nga 52 • Shqip


وَإِنَّهُ لَتَذْكِرَةٌ لِلْمُتَّقِينَ 48
Përkthim:
Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, këshillë për ata që dëshirojnë zbatimin e urdhërave dhe të ruhen prej të këqiave, El-Hakka 69:48
Tefsiri:
Ai (Kur'ani)

është këshillë për të devotshmit. -

Kur'ani është kujtim dhe mësim për të devotshmit. Nëpërmjet mësimit dhe kujtimit të tij, ata njohin dhe kuptojnë rrugën e arritjes së mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Aty kuptojnë besimin e tyre të pastër dhe prej tij stolisen me cilësitë dhe virtytet më të larta, që kënaqin dhe gëzojnë gjithkënd. Ai është burimi i ligjeve të jetës dhe i adhurimeve të tyre. Jeta e tyre ndërtohet mbi këtë libër. Me të jetojnë dhe vdesin. Nëpërmjet tij, ata bëhen dijetarë të mëdhenj dhe edukatorë të njerëzimit, adhurues të ditur dhe të urtë, udhëheqës që udhëzojnë në rrugën e drejtë, me lejen e Zotit të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 47 E ardhshme El-Hakka • Ajet 49