Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hakka — Ajet 50 (Shqip) — Video

El-Hakka • Ajet 50 nga 52 • Shqip


وَإِنَّهُ لَحَسْرَةٌ عَلَى الْكَافِرِينَ 50
Përkthim:
Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është, fatkeqësi për mohuesit, El-Hakka 69:50
Tefsiri:
Ai (Kur'ani)

pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. -

Mohuesit e Kur'anit, ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk e trajtojnë atë si librin e Zotit, kur të shohin dhe vuajnë ndëshkimin e paralajmëruar, kanë për t’u pushtuar nga një dëshpërim i thellë. Ata do të dëshpërohen se nuk i pranuan dhe nuk iu nënshtruan porosive të këtij libri. Ata do të pikëllohen për mirësitë e premtuara në të për besimtarët, të cilat tashmë nuk mund t’i arrijnë, dhe për ndëshkimin e paralajmëruar në të për mohuesit, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë. Atë ditë nuk do të ketë asnjë mundësi kthimi prapa e pendimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hakka • Ajet 49 E ardhshme El-Hakka • Ajet 51