Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 101 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 101 nga 206 • Shqip


تِلْكَ الْقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَائِهَا ۚ وَلَقَدْ جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا بِمَا كَذَّبُوا مِنْ قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ الْكَافِرِينَ 101
Përkthim:
Për ato vendbanime, Na t’i kemi treguar ty disa ngjarje të tyre. Me të vërtetë, u erdhën atyre pejgamberë që u sollën argumente të qarta, por ata nuk besuan atë që më parë e konsideronin gënjeshtër. Kështu, Perëndia ua vulosi zemrat mohuesve, - El-A'raf 7:101
Tefsiri:

Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje. -

I Madhëruari i rrëfen këto ngjarje që njerëzit të nxjerrin mësime, por prej tyre përfitojnë veçse të diturit e të urtët. Qëllimi tjetër është që zullumqarët të frenohen nga të këqijat e tyre, ndërsa të devotshmit të nxjerrin mësime.

Atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta,... -

Atyre që mohuan profetët dhe Shpalljet e Zotit u erdhën argumente të qarta dhe ftesë për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Allahu i Madhëruar i mbështeti profetët me mrekulli të shumta dhe të mëdha, që njerëzit të bindeshin se ata ishin të dërguar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Nëpërmjet Shpalljeve të qarta, profetët u shpjeguan popujve të vërtetën. Megjithatë, kjo nuk i ndihmoi dhe nuk i shpëtoi mohuesit nga ndëshkimi i Zotit. Argumentet dhe mrekullitë vetëm e shtonin largimin dhe kundërshtimin e tyre.

...por ata nuk donin t’i besonin asaj që më parë e kishin mohuar. -

Shkak për këtë ndëshkim ishte pikërisht refuzimi i të vërtetës kur iu komunikua atyre herën e parë. Allahu i Madhëruar nuk e udhëzon një popull që nxiton ta refuzojë të vërtetën. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit)për herë të parë dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë:

Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë. -

Ky është ndëshkimi i drejtë i Zotit për mohuesit e këshillave të Tij. Allahu i Madhëruar nuk u bën aspak padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 100 E ardhshme El-A'raf • Ajet 102