Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 102 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 102 nga 206 • Shqip


وَمَا وَجَدْنَا لِأَكْثَرِهِمْ مِنْ عَهْدٍ ۖ وَإِنْ وَجَدْنَا أَكْثَرَهُمْ لَفَاسِقِينَ 102
Përkthim:
e Na, te shumica e tyre nuk kemi gjetur plotësim të çfarëdo zotimi; por, në të vërtetë, shumicën e tyre e kemi gjetur ngatërrestarë. El-A'raf 7:102
Tefsiri:

Shumicën e tyre nuk i gjetëm besnikë ndaj premtimit. -

Shumica e popujve ku u dërguan profetë nuk besuan dhe nuk iu përmbajtën porosive të Allahut.

Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur. -

Ata ishin shkelës të kufijve të Allahut dhe të pabindur ndaj urdhëresave të Tij. Ata u bindeshin vetëm dëshirave të tyre, larg udhëzimit të drejtë të Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar i sprovoi njerëzit duke dërguar profetë, duke shpallur libra dhe duke i urdhëruar që t’u përmbahen porosive të Tij. Por është vetëm një pakicë që i kanë zbatuar këto porosi. Janë ata të cilët i ka përfshirë mëshira e Allahut për të qenë prej të lumturve dhe të shpëtuarve. Ndërsa shumica e tyre i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit me mendjemadhësi, prandaj kanë vuajtur fatkeqësi të ndryshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 101 E ardhshme El-A'raf • Ajet 103