Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 103 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 103 nga 206 • Shqip


ثُمَّ بَعَثْنَا مِنْ بَعْدِهِمْ مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَظَلَمُوا بِهَا ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ 103
Përkthim:
Pastaj dërguam – pas tyre, Musain me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e tij. Ata i mohuan ato; pra, shiko si është përfundimi i ngatërrestarëve! El-A'raf 7:103
Tefsiri:

Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht. -

Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah(Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti i nderuar i Allahut, që u dërgua tek një popull tiran dhe i pamëshirshëm, tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ai u tregoi atyre disa prej shenjave madhështore të Allahut të Madhëruar, që askush më herët në botë nuk i kishte parë. Ato ishin mrekulli të pashembullta. Megjithatë, ata i refuzuan dhe nuk i besuan, duke u treguar të padrejtë e kryeneçë. Për këtë, atamerituan një ndëshkim të pashembullt.

Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve! -

Allahu i ndëshkoi ata dhimbshëm. Ata u mallkuan dhe poshtëruan në këtë jetë dhe në Ditën e Kijametit gjithashtu. I mallkuar qoftë ai popull i mjerë dhe mohues i të vërtetës! Deri këtu ishte një përshkrim i përmbledhur i ngjarjes, që Allahu i Madhëruar e sjell më të shtjelluar në vijim. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 102 E ardhshme El-A'raf • Ajet 104