Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 104 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 104 nga 206 • Shqip


وَقَالَ مُوسَىٰ يَا فِرْعَوْنُ إِنِّي رَسُولٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ 104
Përkthim:
Dhe musai tha: “O Faraon, unë me të vërtetë, jam i dërguari i Zotit të gjithësisë! El-A'raf 7:104
Tefsiri:

Musai tha: ‘O Faraon, unë jam dërguari nga Zoti i botëve. -

Musai shkoi te Faraoni dhe i tha: "O Faraon! Unë jam dërguar prej Zotit të botëve. Unë vij prej Dërguesit Madhështor dhe të Plotpushtetshëm, që ka përfshirë në diturinë e Tij botën qiellore dhe atë tokësore. Ai administron të gjitha çështjet e krijesave. Ai kujdeset për krijesat e Tij, që nuk do t’i linte kurrë të shpërfillura, pa u dërguar profetë dhe pa u treguar udhën e drejtë, ku duhet të ecnin. Askush nuk mund të marrë guximin e të pretendojë së është i dërguar prej Tij, kur në të vërtetë nuk është. Unë, si i dërguar i Tij, e kam për detyrë që të flas veçse të vërtetën për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 103 E ardhshme El-A'raf • Ajet 105