Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 13 nga 206 • Shqip


قَالَ فَاهْبِطْ مِنْهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَنْ تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَاخْرُجْ إِنَّكَ مِنَ الصَّاغِرِينَ 13
Përkthim:
(Perëndia) tha: “E atëherë, dil prej andaj (xhennetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të; dil, me të vërtetë, ti je prej të urrejturve”. El-A'raf 7:13
Tefsiri:

Allahu Tha: “Zbrit prej andej

(Xhenetit)

! Nuk të takon të bësh kryelartësi në të.” -

Zbrit prej Xhenetit, sepse ai është vendi i të mirëve e i të pastërve, jo vendi i të poshtërve e i të pistëve.

"Shporru e qofsh i poshtëruar!”. -

Ky qe një shpërblim mëse i merituar për mendjemadhësinë dhe arrogancën e Shejtanit. Pasi e shfaqi haptazi armiqësinë kundër Zotit dhe urrejtjen ndaj Ademit (a.s.) dhe pasardhësve të tij, Iblisi i kërkoi Allahut afat veprimi deri në Ditën e Ringjalljes, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 12 E ardhshme El-A'raf • Ajet 14