Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 14 nga 206 • Shqip


قَالَ أَنْظِرْنِي إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ 14
Përkthim:
(Iblisi) tha: “Më jep afat deri në ditën kur ngjallen njerëzit!” El-A'raf 7:14
Tefsiri:
Ai (Iblisi)

tha: “Më jep afat deri ditën kur ata të ringjallen!” -

Ai e kërkoi këtë afat si mundësi për t’i devijuar dhe humbur pasardhësit e Ademit (a.s)sa më shumë. Por nga ana tjetër, me këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar donte që, me urtësinë e Tij, të sprovonte të gjithë robërit e Tij. Qëllimi është që kështu të dalin në pah të sinqertët dhe gënjeshtarët, të dallohen qartë ata që i binden Allahut, nga ata që i binden armikut të Tij. Atëherë, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën Iblisit, duke i thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 13 E ardhshme El-A'raf • Ajet 15