Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 130 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 130 nga 206 • Shqip


وَلَقَدْ أَخَذْنَا آلَ فِرْعَوْنَ بِالسِّنِينَ وَنَقْصٍ مِنَ الثَّمَرَاتِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ 130
Përkthim:
Dhe na e kemi dërrmuar popullin e Faraonit me thatësi, me vite të thata dhe mungesë frutesh, për t’u këshilluar ata. El-A'raf 7:130
Tefsiri:
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë bëri me Faraonin dhe njerëzit rreth tij. Ai na tregon gjithashtu se, - ashtu siç është rregulli i Tij pandryshueshëm me të gjithë popujt, - i godiste me ndëshkime, në mënyrë që ata të nënshtroheshin dhe të ktheheshin në rrugën e drejtë.

Ne e goditëm popullin e Faraonit me vite

(thatësire e)

zie dhe me pakësim prodhimesh, që ata të mund të reflektonin. -

Allahu i Lartësuar e ndëshkoi familjen e Faraonit me vite thatësire dhe pakësim të prodhimeve, me qëllim që ata ta kuptonin se gjithçka që po u ndodhte ishte prej Allahut të Lartësuar, për shkak të refuzimit që i bënin Shpalljes së Tij. Qëllimi final ishte që ata të ktheheshin nga rruga e mohimit, por këto ndëshkime nuk patën asnjë ndikim tek ata. Përkundrazi, ata vazhduan në padrejtësi dhe në mohimin e Profetit të Zotit dhe të Shpalljes që ai përcillte. Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 129 E ardhshme El-A'raf • Ajet 131