Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 131 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 131 nga 206 • Shqip


فَإِذَا جَاءَتْهُمُ الْحَسَنَةُ قَالُوا لَنَا هَٰذِهِ ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَطَّيَّرُوا بِمُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ ۗ أَلَا إِنَّمَا طَائِرُهُمْ عِنْدَ اللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 131
Përkthim:
Kur t’u vijë ndonjë e mirë, ata thonë: “Këtë e kemi merituar, e kur t’i godasë ndonjë e keqe, për atë e fajsojnë Musain dhe ata që janë me të. Por jo! Fatkeqësia e tyre është prej Perëndisë (për veprat e tyre), e shumica e tyre nuk e dinë! El-A'raf 7:131
Tefsiri:
Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë.” E, kur i godiste ndonjë e keqe, atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të. -

Kur u jepej ndonjë e mirë e kur u shtohej bereqeti nga Allahu i Lartësuar, atëherë ata thoshin që kjo ndodhte sepse thjesht e meritonin, si fryt i punës së tyre. Kështu, ata nuk tregonin mirënjohje ndaj Allahut të Lartësuar për ato mirësi. Por kur u vinte ndonjë fatkeqësi: “e konsideronin si ogur të zi, të shkaktuar nga prania e Musait dhe e shoqëruesve të tij”. Ata e konsideronin praninë e Musait dhe të gjithë atyre që e pasonin atë si një ogur të keq. Ata thoshin se të gjitha fatkeqësitë vinin veçse për shkak të Musait dhe pretendimeve të tij. Por Allahu i Lartësuar thotë:

Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu

(për gjynahet e tyre)... - Çështja nuk ishte aspak ashtu siç mendonin ata. Shkaku i fatkeqësive nuk ishin Musai dhe pasuesit e tij, pasi ato ndodhnin vetëm me caktimin dhe gjykimin e drejtë të Allahut. Shkaku i fatkeqësive ishin pikërisht gjynahet e tyre dhe mohimi që i bënin të vërtetës, por shumica e tyre nuk e dinin, siç thotë Allahu në vijim:

...por shumica e tyre nuk e dinin. –

Kështu, ata jo vetëm që nuk u penduan dhe nuk u kthyen nga rruga e kufrit, por përkundrazi, i thoshin Musait disa fjalë, që tregonin vendosmërinë e tyre se kurrë nuk kishin për t’u larguar nga rruga e poshtërimit dhe dënimit.
Shko te videoja e plotë e sures