Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 137 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 137 nga 206 • Shqip


وَأَوْرَثْنَا الْقَوْمَ الَّذِينَ كَانُوا يُسْتَضْعَفُونَ مَشَارِقَ الْأَرْضِ وَمَغَارِبَهَا الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا ۖ وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ الْحُسْنَىٰ عَلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ بِمَا صَبَرُوا ۖ وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُ وَمَا كَانُوا يَعْرِشُونَ 137
Përkthim:
kurse popullit të shtypur (besimtarëve të Israelit) ia dhamë në trashëgim viset e tokave lindore dhe perëndimore, të cilat i kemi bekuar, dhe u plotësua premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj Israelitëve, meqë duruan. Kurse, shkatërruam çdo gjë që bëri Faraoni dhe populli i tij dhe atë që ngritën ata. El-A'raf 7:137
Tefsiri:

Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. -

Këtu flitet për Misirin ose Egjiptin e sotëm. Ishte pikërisht ai vend i bekuar, ku populli jetonte i poshtëruar nën tiraninë e Faraonit, që Allahu i Lartësuar ua la ta trashëgonin besimtarët e mirë.

Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. -

Të gjitha këto ishin si shpërblim i madh nga Allahu i Lartësuar për durimin dhe bindjen ndaj profetit Musa, i cili u tha: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! S’ka dyshim se toka është e Allahut dhe Ai ua lë në trashëgim atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve”. Gjithashtu, ai u tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”.

Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar. -

Allahu i Lartësuar shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar Faraoni dhe njerëzit e tij. Shtëpitë e tyre luksoze u braktisën, për shkak të krimeve dhe mosbesimit në Allahun e Lartësuar. Sigurisht, këto janë fakte për çdo njeri që beson, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. Nuk ka dyshim se në gjithë këtë (ndodhi) ka argument për njerëzit që kuptojnë.” [Neml 52].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 136 E ardhshme El-A'raf • Ajet 138