Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 138 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 138 nga 206 • Shqip


وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتَوْا عَلَىٰ قَوْمٍ يَعْكُفُونَ عَلَىٰ أَصْنَامٍ لَهُمْ ۚ قَالُوا يَا مُوسَى اجْعَلْ لَنَا إِلَٰهًا كَمَا لَهُمْ آلِهَةٌ ۚ قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ 138
Përkthim:
Na i kaluam bijtë e Israelit përtej detit, ku hasën në popull që i luteshin putave të tyre; (Ata) thanë: “O Musa, bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zotëra”. (Musai) tha: “Ju me të vërtetë, jeni populli injorant”. El-A'raf 7:138
Tefsiri:

Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve. -

Allahu i Lartësuar na tregon se ç’ndodhi me bijtë e Izraelit pasi shpëtuan nga Faraoni, që u shkatërrua bashkë me ushtrinë e tij mu para syve të tyre. Kështu, ata kaluan pranë një populli, që adhuronin me përkushtim disa statuja. Ata u luteshin dhe u bënin blatime të shumta, duke shpresuar mirësi e mbarësi prej tyre. Por çuditërisht, njerëzit e Musait, edhe pas gjithë atyre shenjave madhështore që Allahu i Lartësuar u shfaqi, me injorancën dhe mendjelehtësinë e tyre, i thonë Musait:

Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!” -

O Musa, na lejo që edhe ne të kemi idhuj, siç kanë këta, që të na eci mbarë. Por Musai u thotë:

Ai u tha: “Ju qenkeni, vërtet njerëz të paditur. -

E ku ka injorancë më të madhe se ajo e atij që nuk njeh e nuk respekton Zotin e vërtetë, Krijuesin e gjithësisë? Pikërisht prej kësaj injorance të thellë, ata dëshironin të adhuronin idhuj, të cilët nuk kanë në dorë as dëm dhe as dobi, nuk kanë pushtet që të japin jetë dhe as ta marrin atë, nuk kanë pushtet që të ringjallin, të marrin në përgjegjësi dhe të shpërblejnë, ashtu siç bën Allahu i Lartësuar, Krijuesi madhështor, i Vetmi që i ka këto atribute.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 137 E ardhshme El-A'raf • Ajet 139