Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ
Ata që nuk besojnë, si ata që patën Libër ashtu edhe paganët, ata, me siguri do të gjenden në zjarrin e skëterrës, në te do të mbeten përherë, ata janë krijesat më të këqia. (6)
S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besuan
(Islamin, Kur'anin, Muhammedin a.s), do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. -
Ata do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë dhe mbulojë tërësisht brenda tij dhe do t’i stërmundojë me përvëlimin e tij. Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Ata do të jenë të përjetshëm në ndëshkim dhe të pashpresë për shpëtim apo lehtësim.Ata janë krijesat më të këqija. –
Janë të tillë, sepse pasi e kanë njohur të vërtetën, e shpërfillin dhe e refuzojnë atë, duke shkatërruar në këtë mënyrë dynjanë dhe ahiretin e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë