Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 151 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 151 nga 206 • Shqip


قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِأَخِي وَأَدْخِلْنَا فِي رَحْمَتِكَ ۖ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ 151
Përkthim:
(Musai) tha: “O Zoti im, falëm mua dhe vëllain tim dhe shpiena në mëshirën Tënde! Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve”. El-A'raf 7:151
Tefsiri:

Atëherë, Musai u lut: “Zoti im! Na fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve.” -

Më fal mua dhe vëllain tim Harunin! Na përfshi në mëshirën Tënde, o Zot! Mëshira Jote është një kështjellë e fortë, që na mbron nga të gjitha të ligat. Është mëshira Jote, o Zot, që na siguron lumturinë. Ti je më i Mëshirshmi se çdokush tjetër që mëshiron. O Allah, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa vetë baballarët dhe nënat tona. Madje, Ti je më i mëshirshëm me ne, sesa ne me vetet tona.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 150 E ardhshme El-A'raf • Ajet 152