Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 152 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 152 nga 206 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُفْتَرِينَ 152
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që morën viçin për zot të tyre, do t’i arrijë dënimi i Zotit dhe poshtërimi edhe në këtë jetë. Kështu Na i ndëshkojmë ata që na përgënjeshtrojnë. El-A'raf 7:152
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. -

Ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Ata meritojnë këtë, sepse zemëruan Zotin etyre dhe nënçmuan urdhëresat e Tij.

Kështu i shpërblejmë Ne trilluesit e së pavërtetës. -

Këtu flitet për të gjithë ata që shpifin për Allahun e Lartësuar dhe për fenë e Tij. Ata kërcënohen me zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe me poshtërim në këtë jetë. Edhe ata që adhuruan viçin i përfshiu zemërimi i Allahut të Lartësuar, sepse pas këtij gabimi, ata u urdhëruan që të vrisnin veten. Allahu i Lartësuar do të kënaqej me ta veçse pas këtij ndëshkimi. Kështu, ata vranë njëri-tjetrin. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua pranoi pendimin. Në vijim përmendet një gjykim gjithëpërfshirës, për ta dhe për të tjerët:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 151 E ardhshme El-A'raf • Ajet 153