Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 153 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 153 nga 206 • Shqip


وَالَّذِينَ عَمِلُوا السَّيِّئَاتِ ثُمَّ تَابُوا مِنْ بَعْدِهَا وَآمَنُوا إِنَّ رَبَّكَ مِنْ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 153
Përkthim:
E, ata që kanë punuar vepra të këqija, e pastaj janë penduar dhe janë bërë besimtarë, me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues. El-A'raf 7:153
Tefsiri:

Por për ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan dhe besuan

(sinqerisht)...” - Këtë premtim të mrekullueshëm e meriton çdokush që pendohet sinqerisht. Çdokush që ka bërë vepra të këqija, duke përfshirë shirkun, gjynahet e mëdha dhe të vogla, por pas tyre pendohet, ndien keqardhje për to dhe përpiqet që të largohet prej tyre, Zoti i premton falje dhe mëshirë. Kujdes! Përveç brakstisjes së gjynaheve, duke dhënë fjalën dhe duke u përpjekur që kurrë të mos kthehesh në to, duhet edhe besimi i pastër, sepse i Madhëruari thotë: “dhe besuan sinqerisht.” Pa dyshim, besimi i vërtetë në Allahun e Lartësuar nuk mund të plotësohet pa veprat e zemrës dhe pa veprat e gjymtyrëve.

Zoti yt do të jetë Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Pas pendimit nga gjynahet dhe kthimit në rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar do të jetë Falës e Mëshirues. Allahu është El Gafur, Ai që i mbulon të këqijat dhe i fshin ato, edhe sikur të peshojnë sa e gjithë toka dhe ta mbulojnë tërësisht atë. Gjithashtu, Allahu është El Rahim - Mëshirëploti që pranon pendimin dhe jep forcë e sukses për vepra të mira.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 152 E ardhshme El-A'raf • Ajet 154