Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete. -
Bijtë e Izraelit ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise, që ishin të afërt me njëri-tjetrin. Secili prej fëmijëve të Jakubit përbënte një fis më vete.Kur njerëzit
(e etshëm)i kërkuan Musait ujë, Ne i shpallëm atij: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!” -
Populli i kërkoi Musait të luste Allahun e Madhëruar për ujë të bollshëm, që të pinin ata dhe kafshët e tyre. Me sa duket, ata ishin diku në një vend ku uji ishte i pamjaftueshëm, prandaj kërkuan ujë të bollshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar, duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, i shpalli Musait: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!”. Ka mundësi që të ketë qenë një shkëmb i veçantë, por ka mundësi edhe që të ketë qenë çdo lloj shkëmbi. Sidoqoftë, Musai e goditi atë me shkopin e tij dhe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. -
Nga shkëmbi shpërthyen dymbëdhjetë burime, që nxirrnin ujë me bollëk.Secili Fis e dinte mirë burimin e vet. -
Për secilin nga këto fise u përcaktua një burim i vaçantë, të cilin ata e njihnin mirë dhe ishin të qetë në përdorimin e tij. Kjo ndarje u bë për të mos u shtrënguar në marrjen e ujit dhe për të mos krijuar shkak për grindje mes tyre. Sigurisht, kjo tregon për mirësinë e plotë që Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre.Ne bëmë që retë t’u bënin hije atyre,... -
Nëpërmjet reve, Allahu i Lartësuar u krijonte hije atyre, e cila i ruante nga nxehtesia e diellit.... u zbritëm menna dhe thëllëza ... -
Menna ishte një lloj ushqimi i ëmbël, ndërsa seluaështë thëllëza, me mish shumë të shijshëm. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi gjithë këto mirësi hije dhe freski, ujë me bollëk, ushqim të shijshëm e mjaft cilësor. Të gjitha u vinin pa ndonjë mundim e lodhje nga ana e tyre.dhe u thamë: “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar!” -
Megjithatë, ata nuk treguan mirënjohje për këto begati të shumta. Sidoqoftë, më këtë mosmirënjohje, ata nuk i shkaktuan ndonjë dëm Allahut, por i bënë padrejtësi vetes së tyre, sikurse thuhet më pas:Ata nuk na bënë Ne asnjë dëm, por dëmtuan vetveten.