Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 161 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 161 nga 206 • Shqip


وَإِذْ قِيلَ لَهُمُ اسْكُنُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ وَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ وَقُولُوا حِطَّةٌ وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا نَغْفِرْ لَكُمْ خَطِيئَاتِكُمْ ۚ سَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ 161
Përkthim:
(Kujtoju atyre) kur u është thënë: “Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani në të si të doni dhe thuani: “Falna mëkatet! Dhe hyni të përulur në derë; e Na do t’u falim mëkatet dhe do t’u shtojmë bamirësve shpërblimin”, - El-A'raf 7:161
Tefsiri:

Atyre iu tha: “Jetoni në këtë vend... -

Allahu i Lartësuar i udhëzoi që të hynin në atë vendbanim, që do të ishte atdheu i tyre. Bëhet fjalë për vendin e quajturIljae.

...dhe merrni nga mirësitë e tij ku të dëshironi, -

Atje kishte plot pemë, fruta e bereqet, dhe Allahu i Lartësuar u dha leje të merrnin e të hanin ku të dëshironin. Por, gjithashtu, Ai i urdhëroi të bënin diçka të thjeshtë, që do të tregonte pendimin e tyre të sinqertë dhe nënshtrimin ndaj Tij:por thoni “Na fal!” dhe hyni në portat e tij duke rënë në sexhde, që t’jua falim gjynahet, ndërsa vepërmirëve t’ua shtojmë shpërblimin!" -

Kur të hyni në portat e këtij vendi, thoni: "Hittatun!" – “Na fal e na i fshi gjynahet tona!”

"...dhe hyni në portat e tij duke rënë në sexhde, që t’jua falim gjynahet,... -

Hyni në portat e këtij vendbanimi me përunjësi dhe mirënjohje ndaj Zotit tuaj. Kështu, ata u urdhëruan që të hynin në atë vend duke kërkuar falje dhe duke shprehur përulje e respekt ndaj Zotit, dhe kundrejt kësaj, Zoti u premtoi falje të gjynaheve dhe një shpërblim të mrekullueshëm që në jetën e kësaj bote. Madje, Ai u premtoi edhe një shpërblim të përjetshëm, që do t’u jepej Ditën e Gjykimit:

...ndërsa vepërmirëve t’ua shtojmë shpërblimin!” -

Të mirëve do t’ua shtojmë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. Megjithatë, zullumqarët nuk e zbatuan këtë urdhër hyjnor dhe të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar por:
Shko te videoja e plotë e sures