Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 162 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 162 nga 206 • Shqip


فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ قَوْلًا غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِجْزًا مِنَ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَظْلِمُونَ 162
Përkthim:
e atëherë, mëkatarët, ndërruan fjalët me tjera që nuk iu kanë thënë, dhe Na u dërguam atyre dëni nga qielli, sepse bënin zullum. El-A'raf 7:162
Tefsiri:

Por të këqijtë nga mesi i tyre e ndryshuan fjalën që u ishte dhënë me një tjetër fjalë; prandaj... -

Ata nuk iu bindën Allahut të Lartësuar, por e thyen dhe e përçmuan urdhrin e Tij. Ata e zëvendësuan fjalën që iu kërkua me një fjalë tjetër. Në vend të "hitta", ata thanë: "hinta", që do të thotë ‘kokërr gruri’. Edhe atë fjalë, që ishte aq e thjeshtë për t’u thënë, ata e zëvendësuan me tjetër fjalë, nga ligësia që kishin në zemër. Atëherë, mendo pak se si do të reagonin ata ndaj urdhrit tjetër, që mbase ishte pak më i vështirë: të hynin të përulur në portat e qytetit! Sigurisht, që edhe këtë nuk do ta zbatonin. Ndaj, kur u afruan në portat e qytetit, ata u futën duke tërhequr zvarrë të prapmet e tyre. Ky qe një akt i shëmtuar kundërshtimi dhe padrejtësie, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:

...Ne zbritëm kundër tyre një dënim të madh nga qielli për padrejtësitë e tyre. -

Ngaqë kundërshtuan urdhrin e Tij, Allahu i Lartësuar lëshoi mbi ta ndëshkim prej qiellit, që mund të ketë qenë sëmundje ose diçka tjetër. Allahu i Lartësuar nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre me këtë ndëshkim, por ata i bënë padrejtësi vetes. Ky qe rezultat i veprave që bënë me duart e tyre, pa i detyruar kush dhe pa patur asnjë arsye. I vetmi shkak ishte poshtërsia, që u kishte mbushur shpirtrat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 161 E ardhshme El-A'raf • Ajet 163