Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 163 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 163 nga 206 • Shqip


وَاسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ 163
Përkthim:
Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet, kur ata e thyen dispozitën e së shtunës: atë ditë u vinin peshqit me shumicë, e ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin ata. Kështu, Ne, ata i vënim në provë, sepse vënin mëkate. El-A'raf 7:163
Tefsiri:

Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet... -

Pyeti ata, domethënë, bijtë e Izraelit, për popullin që jetonin në bregdet dhe që kishin marrë nga i Madhërishmi disa porosi tepër të rëndësishme. Pyeti ata për historinë e tyre, se si ata e shkelën rregullin e sabathit, për të mos punuar ditën e shtunë! Pyeti edhe për ndëshkimin e ashpër të të Plotpushtetshmit mbi ta!

...dhe që shkelte rregullin e të shtunës

(sabathit)! - Allahu i Lartësuar i kishte urdhëruar që të respektonin sabathin, domethënë rregullin për të mos gjuajtur dhe peshkuar ditën e shtunë. Në këtë mënyrë, Ai donte të vinte në provë bindjen dhe respektin që ata kishin për Të dhe urdhrat e Tij, prandaj pikërisht ditën e shtunë peshqit vinin me shumicë pranë rrjetave të tyre, aq sa ata i shihnin me sy. I Madhëruari thotë:

Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë,... -

Peshqit vinin tufa-tufa përpara syve të tyre, në sipërfaqe të ujit dhe ishte shumë e lehtë për t’i kapur.

...ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. -

Por kur kalonte dita e shtunë, nuk shihje më peshq aty. Allahu i Lartësuar thotë:

Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. -

Ishte shkak prirja e tyre për të shkelur kufijtë e Allahut të Lartësuar dhe për të mos iu bindur Atij, që u sprovuan në atë mënyrë. Nëse do të ishin më të bindur, Allahu i Lartësuar nuk do t’u jepte këtë sprovë aq të vështirë. Kështu, të vënë në provë, ata filluan të mendonin hile, se si të kapnin peshk ditën e shtunë. Përfundimisht, ata morën masa që të hidhnin rrjetat para të shtunës, t’i linin ato të hapura ditën e shtunë kur vinte peshku, dhe t’i mblidhnin pastaj ditën e dielë, meqë të shtunën nuk lejohej. Këtë gjë filluan ta bënin shumë prej tyre. Në fakt, ata u ndanë në tre grupe. Shumica e tyre e kaluan kufirin dhe morën guximin që ta shkelnin urdhrin e Zotit, madje e bënin këtë hapur. Një grup tjetër vendosi që t’i ndalojnë, këshillojnë dhe qortojnë grupin e parë. Ndërsa një grup i tretë u mjaftua me këshillimin që bënin të tjerët, prandaj nuk reaguan ndaj grupit të parë. Madje, grupi i tretë i drejtohet grupit të dytë dhe i thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 162 E ardhshme El-A'raf • Ajet 164