Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 165 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 165 nga 206 • Shqip


فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ 165
Përkthim:
Dhe kur e harruan atë, për të cilën ishin këshilluar, Na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin nga të këqiat, kurse i ndëshkonim me ndëshkim të ashpër ata që bënin zullum, për shkak të mëkateve të tyre. El-A'raf 7:165
Tefsiri:

Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat;... -

Kur ata shpërfillën këshillat dhe vazhduan në rrugën e tyre të keqe, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi, por nga ana tjetër, Ai shpëtoi këshilluesit, që ndalonin nga të këqijat. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar me robërit e Tij: kur Ai ndëshkon një popull, nga ky ndëshkim shpëtojnë vetëm ata që urdhërojnë për të mira dhe ndalojnë nga të këqijat.

...ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar. -

Allahu i Madhërishëm i ndëshkoi rëndë ata të cilët e meritonin, sepse bënë padrejtësi dhe shkelën rregullin e sabathit. Ndërsa për ata që u thanë këshilluesve: "Pse këshilloni një popull të cilin Allahu dëshiron ta ndëshkojë", shpjeguesit e Kur'anit kanë dhënë mendime të ndryshme. Megjithatë, si mendim më i saktë dhe më i përhapur është se edhe ata shpëtuan, pasi Allahu i Lartësuar na tregon se ndëshkimin e Tij e kufizoi vetëm për ata që bënë padrejtësi, që kaluan kufijtë dhe shkelën rregullin e të shtunës. Gjithashtu, dihet se detyra e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga të këqijat është e tillë që, nëse e kryen një grup besimtarësh, atëherë nuk është më detyrim për të tjerët. Edhe ai grup u mjaftua me atë që kishin bërë të tjerët. Përveç kësaj, ata thanë: "Pse e këshilloni një popull të cilin Allahu dëshiron ta ndëshkojë?!" Kjo tregon se ata e urrenin atë grup për shfrenimin e tyre dhe e dinin shumë mirë se Allahu do t’i ndëshkonte ata. Ata i urrenin veprat e të padrejtëve, daljen nga kufijtë e Allahut të Lartësuar dhe mosbindjen ndaj urdhrave të Tij. Për këtë arsye, ata nuk mund të ndëshkoheshin njëlloj si ata të cilët bënin gjynahe. E si mund të ndëshkoheshin, kur ata e urrenin të keqen dhe ishin të bindur se Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkonte ashpër të padrejtët?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 164 E ardhshme El-A'raf • Ajet 166