Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 166 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 166 nga 206 • Shqip


فَلَمَّا عَتَوْا عَنْ مَا نُهُوا عَنْهُ قُلْنَا لَهُمْ كُونُوا قِرَدَةً خَاسِئِينَ 166
Përkthim:
Meqë ata e refuzuan me mendjemadhësi, atë që u ishte ndaluar, Na ju thamë: “Bëhuni majmunë të urryer”. El-A'raf 7:166
Tefsiri:

Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!" -

Zemrat e tyre u ashpërsuan dhe u mbushën me arrogancë, në vend që të zbuteshin dhe të dëgjonin këshillat e dashamirësve për t’u kthyer në rrugën e Allahut të Lartësuar. Pas kësaj, ndëshkimi për ta ishte i pashmangshëm. Allahu i Lartësuar, me gjykimin e Tij të drejtë, vendosi t’i kthente në majmunë të shëmtuar e të përbuzur, duke i larguar nga mëshira e Tij. Pastaj Allahu thotë se, edhe për ata që do të mbeteshin gjallë do të shkruhej poshtërimi dhe nënçmimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 165 E ardhshme El-A'raf • Ajet 167