Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 19 nga 206 • Shqip


وَيَا آدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ 19
Përkthim:
E ti o Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në xhennet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme se bëheni zullumqarë!” El-A'raf 7:19
Tefsiri:

"O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, por mos iu afroni kësaj peme e të bëheni të padrejtë!” -

Allahu i Madhëruar e porositi dhe e lejoi Ademin dhe gruan e tij Havanë, - të cilën Allahu ia dhuroi për t’u qetësuar me të, - që të banonin në Xhenet dhe të shijonin prej frutave të tij ku të dëshironin dhe të kënaqeshin me çfarë të dëshironin. Por Ai u përcaktoi atyre një pemë dhe i ndaloi të hanin prej saj. Allahu e di më mirë se çfarë peme ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos bëheshin “të padrejtë”, duke shkelur kufijtë e Allahut. Kështu, ata vazhduan t’i përmbaheshin porosisë së Allahut, derisa ndërhyri armiku në mes, Shejtani i mallkuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 18 E ardhshme El-A'raf • Ajet 20