Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 20 nga 206 • Shqip


فَوَسْوَسَ لَهُمَا الشَّيْطَانُ لِيُبْدِيَ لَهُمَا مَا وُورِيَ عَنْهُمَا مِنْ سَوْآتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَاكُمَا رَبُّكُمَا عَنْ هَٰذِهِ الشَّجَرَةِ إِلَّا أَنْ تَكُونَا مَلَكَيْنِ أَوْ تَكُونَا مِنَ الْخَالِدِينَ 20
Përkthim:
E, djalli iu përshpëriti, për t’ju zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e këtij druri) vetëm për atë që të mos bëheni engjëj ose mos të mbeteni përherë (në xhennet)”. El-A'raf 7:20
Tefsiri:

Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara

(më parë)... - Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha:

“Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose

(njerëz)

të përjetshëm.” -

Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120]. Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 19 E ardhshme El-A'raf • Ajet 21