Dhe ai (djalli) iu betua atyre (duke thënë): “Unë jam për ju, me të vërtetë, këshilltar i sinqertë!” El-A'raf 7:21 ⧉
Tefsiri:
Dhe iu betua atyre, duke u thënë: “Unë jam këshillues i sinqertë për ju.” -
Me këto që ju thashë, dëshiroj veçse t’ju këshilloj për të mirën tuaj. Kështu, ata u mashtruan, sepse në atë moment egoja e tyre mbizotëroi logjikën dhe arsyetimin e matur.