Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 22 nga 206 • Shqip


فَدَلَّاهُمَا بِغُرُورٍ ۚ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِنْ وَرَقِ الْجَنَّةِ ۖ وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَنْ تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُلْ لَكُمَا إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُبِينٌ 22
Përkthim:
Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi që e shijuan (frutin) e drurit, iu zbuluan vendet e turpshme atyre dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. E, ata i thirri Zoti i tyre: “A nuk ju kam ndaluar atë? (frutin e drurit); dhe, a nuk ju kam thënë: “Se, me të vërtetë, djalli është armiku juaj i hapët?” El-A'raf 7:22
Tefsiri:

Kështu, me anë të mashtrimit, ai i mposhti ata. -

Ai i mposhti, duke i zbritur nga grada e lartë, larg gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Allahut, në gradën e ulët të përlyerjes me gjynahe. Kështu, ata hëngrën nga pema.

Kur e shijuan pemën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe filluan t’i mbulonin me gjethet e Xhenetit. -

Secilit prej tyre iu shfaq aureti, që më parë ishte i mbuluar. Kështu, cenimi i devotshmërisë së brendshme la gjurmë edhe në pamjen e jashtme, me heqjen e mbulesës së auretit. Në këtë gjendje, ata, të turpëruar, nisën të mbuloheshin menjëherë me gjethet e pemëve të Xhenetit. Atëherë, Allahu i Madhëruar i qorton e u thotë:

Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua pata bërë të ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se Shejtani është armiku juaj i hapur?” -

Pse bëtë atë që jua kisha ndaluar dhe pse iu bindët armikut tuaj?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 21 E ardhshme El-A'raf • Ajet 23