Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 198 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 198 nga 206 • Shqip


وَإِنْ تَدْعُوهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ لَا يَسْمَعُوا ۖ وَتَرَاهُمْ يَنْظُرُونَ إِلَيْكَ وَهُمْ لَا يُبْصِرُونَ 198
Përkthim:
Dhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë; ti i sheh thuajse po të shikojnë, por, ata nuk shohin. El-A'raf 7:198
Tefsiri:

Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” -

Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin (a.s) si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit a.s. Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 197 E ardhshme El-A'raf • Ajet 199