Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 197 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 197 nga 206 • Shqip


وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ نَصْرَكُمْ وَلَا أَنْفُسَهُمْ يَنْصُرُونَ 197
Përkthim:
E, ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes. El-A'raf 7:197
Tefsiri:

Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë. -

Idhujt nuk e meritojnë të adhurohen, sepse ata nuk kanë asnjë forcë dhe mundësi për të ndihmuar të tjerët, madje as veten e tyre. Atëherë, nëse e kupton këtë, do të sigurohesh se idhujtarët dhe idhujt e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot asgjë. Allahu i Lartësuar është absolut në pushtetin, fuqinë dhe zotërimin e Tij. Kush i mbështetet madhështisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, nuk ka për ta dëmtuar dhe rrezikuar asgjë në këtë botë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 196 E ardhshme El-A'raf • Ajet 198