Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 196 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 196 nga 206 • Shqip


إِنَّ وَلِيِّيَ اللَّهُ الَّذِي نَزَّلَ الْكِتَابَ ۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى الصَّالِحِينَ 196
Përkthim:
mbrojtësi im, me të vërtetë, është Perëndia, që e ka zbritur Librin dhe Ai kujdeset për të mirët. El-A'raf 7:196
Tefsiri:

Mbrojtësi im është Allahu, i Cili e zbriti Librin dhe që përkujdeset për të mirët. -

Mbrojtësi dhe kujdestari im është Allahu i Lartësuar. Ai kujdeset për të më dhuruar të mira dhe për të larguar çdo të keqe, rrezik dhe kërcënim që më kanoset. Allahu i Lartësuar është Ai që zbriti Kur'anin, i cili është udhëzim, shërim dhe dritë. Me Shpalljen e Tij, Allahu tregon përkujdesje për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Ai kujdeset me butësi dhe mëshirë, duke i edukuar adhuruesit e Tij me moral dhe besim të pastër. Allahu i Lartësuar përkujdeset për ata që kanë qëllim, fjalë dhe vepra të mira. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Kështu ndodh, sepse besimtarët e mirë kënaqen me Allahun e Lartësuar si Kujdestarin dhe të dashurin e tyre, duke ia dorëzuar Atij të gjitha çështjet. Ata i përkushtohen tërësisht Atij dhe distancohen nga çdo lloj i adhuruari tjetër. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata në çdo hap e në çdo çështje dhe u jep sukses në dynja e në ahiret. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do tradhtarët e mohuesit.” [Haxh 38].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 195 E ardhshme El-A'raf • Ajet 197