Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 24

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ 24 ٢٤

Vallë a nuk sheh se si Perëndia jep shembullin – fjala e bukur si druri i bukur: rrënja është e fortë në tokë, kurse degët kah qielli; (24)

Tefsiri

A mund ta kuptosh, vallë, shembullin që Allahu jep për fjalën e mirë? -

Fjala e mirë këtu nënkupton shehadetin: “Lâ ilâhe il-lâ Allahu Muhamedun Resûlull-llâh” dhe domethënien e tij. Allahu i Lartësuar e krahason këtë fjalë dhe çdo gjë të mrekullueshme që lind prej saj, me një pemë të mirë (siç është palma, për shembull). Rrënjët e saj janë thellë në tokë, ndërsa degët e saj janë të përhapura dhe ngrihen lart në qiell. Mirësitë e kësaj peme janë të shumta dhe të vazhdueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë