Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 25 nga 206 • Shqip


قَالَ فِيهَا تَحْيَوْنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنْهَا تُخْرَجُونَ 25
Përkthim:
(Perëndia) tha: “Në të do të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të dilni (ringjalleni)”. El-A'raf 7:25
Tefsiri:

Allahu tha: "Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të nxirreni

(në fund). - Pasi Ademi me gruan e tij u zbritën në tokë, Allahu i Lartësuar u përshkruan natyrën e jetës së tyre në të. Kështu, jeta në tokë do të ndërpritet nga vdekja. Veç kësaj, ajo do të jetë e mbushur me sprova dhe vështirësi të ndryshme. Sidoqoftë, për sa kohë do të jenë në tokë, Allahu i Madhëruar do të dërgojë mes tyre profetë dhe do t’u shpallë librat e Tij. Kështu, ata duhet të jetojnë sipas porosive të Tij, derisa t’u vijë vdekja, pas së cilës ata do të varrosen në tokë. Më pas, kur të vijë Kijameti, Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë dhe do t’i rinxjerrë nga toka, për t’i llogaritur dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, sipas punëve të tyre dhe në varësi të plotësimit të porosive të Tij, të sjella nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Ajo do të jetë jeta e përjetshme, e cila nuk do të ketë fund. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa nga mirësitë e Tij të shumta, mes të cilave është veshja, qoftë ajo e domosdoshme, qoftë ajo që përdoret për zbukurim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 24 E ardhshme El-A'raf • Ajet 26