Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 24 nga 206 • Shqip


قَالَ اهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ 24
Përkthim:
(Perëndia) tha: “Zbritni! Ju, njëri-tjetrit jeni armik. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë”. El-A'raf 7:24
Tefsiri:

Allahu tha: “Uluni poshtë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. -

Pasardhësit e Ademit do të jenë armiq të Iblisit dhe të pasardhësve të tij. Dihet shumë mirë se armiku përpiqet me të gjitha mënyrat që ta godasë kundërshtarin e tij me të këqija ose t’ia pengojë të mirat atij. Ky është një paralajmërim për t’u ruajtur prej Shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaj dhe si të tillë konsiderojeni! Ai i thërret pasuesit e vet për t'u bërë banorë të Zjarrit.” Ndërsa në suren Kehf, ajeti 50, thotë: “Vallë, në vend Timin, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!” Pastaj Allahu i Lartësuar tregon destinacionin e zbritjes së Ademit me bashkëshorten e tij.

Në tokë do ta keni vendbanimin dhe do të gjeni mjetet e jetesës deri në një afat të caktuar.” -

Kuptimi: Për ju toka do të jetë vendqëndrimi dhe vendjetesa, deri në një afat të caktuar. Aty do të kaloni vitet e jetës suaj, për të shkuar pastaj në ahiret, në vendin për të cilin ju u krijuat dhe i cili u krijua për ju. Jeta juaj në tokë do të jetë e përkohshme, prandaj nuk meriton të quhet ‘vendprehjeje’, me plot kuptimin e fjalës. Kjo tokë është veçse një stacion, ku ne furnizohemi, për të shkuar në destinacionin përfundimtar. Ajo nuk është një vend ku ne mund të gjejmë prehjen dhe qetësinë e plotë e të përjetshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 23 E ardhshme El-A'raf • Ajet 25