Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 36 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 36 nga 206 • Shqip


وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 36
Përkthim:
Kurse ata që i mohojnë argumentet e Mia, dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, ata do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përgjithmonë. El-A'raf 7:36
Tefsiri:
Ndërsa ata që i konsiderojnë si gënjeshtra faktet Tona dhe me kryelartësi largohen prej tyre, ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht. -

Nuk besojnë me zemër, por i konsiderojnë si gënjeshtra shpalljet e Allahut. As fizikisht nuk nënshtrohen për të zbatuar porositë e Allahut të Lartësuar, por shprehin arrogancë dhe vrapojnë pas çdo dëshire dhe kënaqësie të kësaj jete. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata janë banorë të Zjarrit, ku do qëndrojnë përjetësisht”. Ashtu sikurse ata nuk i respektojnë shpalljet e Allahut, duke i mohuar me kokëfortësi, po ashtu do të marrin ndëshkimin e përjetshëm, nga i cili nuk do të shpëtojnë kurrë.
Shko te videoja e plotë e sures