E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut, ose që i mohon shpalljet e Tij? Atyre do t'u jepet
(prej dynjasë)pjesa që u është përcaktuar
(nga Zoti). - Nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata qëkanë këto dy cilësi:Kur të dërguarit
(melekët)Tanë të shkojnë për t’u marrë shpirtin, do t’u thonë:... -
Këtu bëhet fjalë për melekët që janë ngarkuar për marrjen e shpirtit, pas plotësimit të exhelit. Kështu, kur melekët afrohen për t’u marrë shpirtin, do t’u drejtohen me fjalë të ashpra, duke u thënë:“Ku janë ata që u luteshit përveç Zotit?” -
Ku janë tani putat dhe idhujt tuaj, që ju i adhuronit dhe u luteshit me përgjërim? Ky është çast tepër i vështirë për ju. Nëse besoni se ata mund t’ju ndihmojnë, tani është koha më e përshtatshme për t’iu lutur. Lutuni, se mbase ju përgjigjen! Por duke vuajtur peshën e këtyre fjalëve torturuese, ata të mjerë do të thonë:Ata do të thonë: “Kanë humbur prej nesh”. -
Ikën, u tretën, u zhdukën. Jo vetëm që nuk na shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut, por as nuk na e lehtësojnë ndopak atë. Kështu, ata dëshmojnë kundër vetes së tyre, sikurse thotë Allahu i Lartësuar më pas:Kështu, ata do të dëshmojnë kundër vetes se e kanë mohuar Allahun. -
Ata do të dëshmojnë kundër vetes së tyre se kanë qenë mohues të së vërtetës dhe mosbesimtarë ndaj Zotit. Kjo i bëri ta meritojnë ndëshkimin poshtërues dhe të përjetshëm.