Dhe, kur të gjithë të tubohen në të,.... -
Pasi të grumbullohen të gjithë banorët e Zjarrit, nga i pari deri tek i fundit, si udhëheqësit, ashtu edhe të udhëhequrit, mes tyre fillon një polemikë:...grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje,..” -
Të mëvonshmit që hyjnë në Zjarr dhe ata që kanë qenë pasues të prijësave të tyre mundohen të justifikohen tek Allahu duke thënë se ishin prijësit ata që i devijuan nga rruga e drejtë.“...prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” -
Ndëshkoji më shumë ata, o Zot, sepse ishin ata që na devijuan ne, ishin ata që na i zbukuruan punët e këqija dhe mosbindjen ndaj Teje. Ndërkohë paria, prijësit dhe brezat paraardhës u drejtohen pasuesve të tyre dhe u thonë:Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.” -
Secili prej jush do të marrë pjesën e merituar të ndëshkimit. Megjithatë, dihet se ndëshkimi i udhëheqësve të humbjes është shumë më i ashpër dhe poshtërues se ndëshkimi i pasuesve, ashtu sikurse shpërblimi për prijësit e rrugës së drejtë është shumë më i madh se shpërblimi i pasuesve. Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre, që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime. “ [Nahl 88]. Këto ajete dhe të tjera të ngjashme tregojnë se të gjithë ata që kanë mohuar shpalljet e Allahut do të ndëshkohen përjetësisht, edhe pse do të kenë nivele të ndryshme ndëshkimi, në varësi të veprave që kanë kryer, në varësi të rebelimit dhe kokëfortësisë së tyre, në varësi të padrejtësive dhe shpifjeve kundër të vërtetës. Përveç kësaj, lidhja e dashurisë dhe afrimiteti që ata kanë në këtë botë mes njëri-tjetrit, Ditën e Kijametit do të shndërrohet në mallkim dhe armiqësi.